Policia e Tiranës ka konfirmuar se personi që dhunoi një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, është 26-vjeçari Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në 31 korrik, rreth orës 07:30 minuta. Policia thotë se nipi i deputetit është shoqëruar në Komisariat dhe e kanë proceduar penalisht.
“Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme”, thekson policia.
Ndërkohë efektivja e policisë, që duket në video është pezulluar nga detyra dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj./ Opinion
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës