Tashmë ka ardhur vendimi, Messi nuk do të ketë të drejtë të luajë me Argjentinën tre muaj. Dënimi do të hyjë në fuqi sot ( e shtune 3 gusht) deri më 3 nëntor.
10-shi magjik i Barcelonës, Leo Messi ka marrë një dënim të rëndë nga CONMEBOL. Ai është dënuar me 3 muaj moslojë me përfaqësuesen e Argjentinës, raporton AS.
Ky dënim vjen për shkak të akuzave për korrupsion që i bëri Messi drejtuar Federatës së futbollit të Amerikës Jugore.
Leo nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si shkuan gjërat në Kupën e Amerikës, duke pretenduar se kishte korrupsion të madh.
Dënimi i Messit do të hyjë në fuqi sot 3 gusht dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 3 nëntor.
Ai do t’i humbasë ndeshjet e caktuara nga FIFA në shtator (5 kundër Kilit dhe 10 kundër Meksikës) gjithashtu në tetor (9 kundër Gjermanisë e konfirmuar).
Por, do të mund të participojë për ndeshjet e nëntorit që Argjentina i zhvillon nga 11 deri 19.
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës