Deputeti i NISMA’s, Bilall Sherifi ka thënë se partitë opozitare si LDK dhe VV, gjatë gjithë kohë së qeverisë, kanë thirrur seanca të jashtëzakonshme por që kanë trajtuar tema të zakonshme.
Tash sipas tij, këto dy parti duhet të ofrojnë nënshkrimet që i kanë për të thirrur seancën për shpërbërjen e Kuvendit.
Ky është statusi i tij në FB:
Partitë opozitare, në veçanti LDK dhe VV përgjatë dy viteve të kohëzgjatjes së qeverisë në vazhdimësi dhe në mënyrë konsistente kanë bërë vetëm dy gjëra: Që nga dita e parë e votimit të qeverisë kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme si dhe përmes 40 nënshkrimeve të deputetëve kanë thirrur seanca te panumërta të jashtëzakonshme për tema të ndryshme edhe pse shumë prej tyre kanë qenë tema zakonshme!
Krejt çka këto dy parti tani duhet të bëjnë është mbledhja për herë të fundit e 40 nënshkrimeve, të cilat besojmë që ende i kanë, në mënyrë që të thërrasin seancën e fundit të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, shpërndarjen e kësaj legjislature. Vetëm kështu Hashim Thaçi do të detyrohet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme menjëherë!
Të gjitha deklaratat tjera janë vetëm justifikim dhe asgjë më shumë se justifikim. Vetëm kështu sovrani do të mund ta sheh se kush vërtetë është për shkuarje në zgjedhje dhe kush është duke e bërë këtë vetëm për farsë! Koha është për veprim dhe jo për justifikim.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë