Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik të madh në vendin fqinj, Greqi.
Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme.
Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë deri në 5.3 ballë, duke krijuar jo pak panik./BalkanWeb
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...