Spekulimet po rriten në Itali që Mario Mandzukic mund të ndjekë shokun e skuadrës së Juventus, Paulo Dybala, te Manchester United.
Reprezentuesi i Argjentinës aktualisht është në bisedime me Unitedin ndërsa Juve kërkojnë ta këmbejnë atë me belgun Romelu Lukaku.
Sidoqoftë, mediumet italiane si Tuttomercatoëeb dhe Gazzetta dello Sport pretendojnë se emri i Mandzukic është shtuar në negociata.
Kjo për shkak se Zonja e Vjetër do të ishte e gatshme të shkëmbente edhe 33-vjeçarin, në vend që të ofronte para edhe shërbimet e Dybalas.
Sulmuesi kroat ka qenë një shërbëtor besnik i Bianconerëve, por nuk duket i pajtueshëm me stilin e lojës së Maurizio Sarrit.
Dybala dhe Mandzukic mund të jenë përsëri bashkëlojtarë, por kësaj radhe te Unitedi (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)
Gonzalo Higuain, ndërkohë, është përdorur shumë nga Sarri në para-sezon, dhe La Gazzetta pret që 31-vjeçari të mbetet në klub për rolin e numrit 9.
Në nivelin personal, Liga Premier është kampionati i vetëm i madh që Mandzukic nuk ka provuar ende. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...