“Numrat e z-mobile do të i transferohen Valës”.
Kështu ka bërë të ditur Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se faza e tranzicionit do të ndodhë nga 30 në 120 ditë.
“Ju dërgoj njoftim të gjitha konsumatorëve që janë duke i shfrytëzuar shërbimet e Dardafonit të mos shqetësohen dhe të mos bien pre e dezinformatave sepse në bashkërisht me ARKEP jemi duke punuar ngushtë që të implementojnë edhe fazën e tranzicionit e cila do të zgjasë nga 30 deri në 120 ditë”, ka thënë ai.
Istrefi ka shtuar se konsumatorët në asnjë moment nuk do të mbesin pa shërbime
“Konsumatorët që i kanë shërbimet e tyre nuk do i ndërpriten në asnjë moment në asnjë fazë deri në përfundim të fazës së tranzicionit”, ka shtuar ai.
Ndryshe këto, kryeshefi i Telekomit i tha në konferencën për medie në të cilën bëri të ditur lajmin për shkëputje dhe mos vazhdim të kontratës Telekom-z-mobile.
Pas këtij lajmi edhe punëtorët e kësaj ndërmarrje publike kanë ndërprerë grevën përmes së cilës kundërshtonin vazhdimin e kësaj kontrate./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit