119 oficerë të ri i janë shtuar nga sot Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Kjo pasi SHKK dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka certifikuar sot 119 oficerë të ri.
Oficerët e ri sipas njoftimit të SHKK-së do të angazhohen në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
“Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 119 oficerë korrektues të gjeneratës së 41-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan”, bën të ditur SHKK-ja.
Në këtë ceremoni sipas njoftimit kanë marrë pjesë, ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi, drejtori i AKPS-së, . Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./Arbresh.info



U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...