Një vrimë gjigante, 20 metra e e gjerë dhe 10 metra e thellë është krijuar sot në periferi të Londrës, në rrugën “Albans”, që ka detyruar banorët të evakuohen nga shtëpitë e tyre në gjysmë të natës.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vend të ngjarjes pas lajmërimit të banorëve tjetër afër që kanë dëgjuar zhurmën e përmbysjes së dheut.
Sipas udhëheqësit të aksionit për shpëtim, ditë më parë në të njëjtin vend është vërejtur një vrimë e vogël por që rezultoi me këtë gjigante, shkruan BBC NEWS.
Për 58 orë, zona afër ka qenë pa shërbime të gazit, ujit dhe rrymës elektrike.
Këto vrima janë të shkaktuara nga lëvizjet erozive të tokës dhe rrjedhave të ujërave ndërtokësor.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë