Të dhënat më të fundit për trupin votues që Ministria e Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tregojnë se në Njësinë e 3-të zgjedhore është ulur numrit i votuese, duke u tejkaluar pragu prej plus-minus 5 për qind.
Në Njësinë e 3-të zgjedhore, të dominuar me popullatë maqedonase, numri i votuesve tani është 5.3 për qind, që nënkupton se për 3 për qind është tejkaluar pragu në minus, shkruan sot gazeta Koha, trasmeton Zhurnal.
Afër tejkalimit të pragut prej minus 5 për qind është edhe Njësia e 4 zgjedhore me 4.6 për qind, njësi kjo që gjithashtu dominohet nga popullata maqedonase. Kur është në pyetje trupi votues te shqiptarët, Njësia 6 zgjedhore që para pesë muajve e ka tejkaluar pragun në plus 5.7 për qind, ndërsa edhe Njësia 2-të ku shqiptarët përbëjnë pjesë të konsiderueshme, me të dhënat e reja ka arritur në 4.3 për qind.
Dallimi mes Njësisë 6 dhe Njësisë 3 shkon në 33 mijë votues, gjegjësisht 316395 me 283175 votues, kurse 6-sha ka edhe 31 mijë vota më shumë se 4-sha e cila numëron 285363 votues. Për katër muaj, nga 1 maji e deri më 1 shtator, Njësia 3-të është zvogëluar për 596 votues dhe po kaq ka pasur rënie edhe Njësia 4, ndërsa Njësia e 6 ka rritje enorme prej 2150 votuesve.
Njësia 1 dhe Njësia5 nuk kanë shumë lëvizje, duke mbetur në plus dhe minus 1 për qind, gjegjësisht 302243 dhe 295752 votues. Njësia e 2-të e ndjek ritmin e njëjtë me Njësinë e 6-së, duke shkuar në 312276 votues në shtator, nga 310 mijë sa ka pasur para muajit maj. Sipas trendit të rritjes dhe zvogëlimit të votuesve në gjashtë njësitë zgjedhore, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në prill të vitit të ardhshëm, potencialisht katër njësi zgjedhore pritet ta kalojnë pragun prej +5% dhe -5%, që i bie që nëse nuk barazohet numri i votuesve, të kemi edhe këtë herë shkelje të Kodit Zgjedhor.
Se ky disbalans i trupit votues është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor, këtë e pranon edhe nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi. Ai apelon për një ridefinim të plotë të kufijve në njësitë 6, 2, 3 dhe 4, duke e ndërlidhur këtë me faktin se kështu bëhet shkelje e legjitimitetit politik mes kandidatëve për deputetë brenda njësive zgjedhore.
“Natyrisht se kjo është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor, por çka është me rëndësi është se legjitimiteti i marrjes së mandatit nuk është i besueshëm, sepse një Njësinë 6 dhe Njësinë 3 dallimi është aq i madh sa po ti përkthejmë në mandate deputetësh, kemi humbje prej 3 deri në 5 deputetë në Njësinë 6-të. Unë apeloj që të shfrytëzohen maksimalisht bisedimet politike për çështjet zgjedhore që nëse mbetemi me 6 njësi zgjedhore, të kemi një ridefinim të plotë të kufijve midis njësive zgjedhore dhe mundësisht të ulet pragu”, thotë Jakupi.
Ai mendon se me kompetencën e re që KSHZ të administrojë me Listën zgjedhore, ky institucion do të ketë të drejtë që vetë të vendosë për ridefinimin e kufijve dhe balancimin e trupit votues, e jo siç është tani, që kjo të bëhet përmes bisedimeve mes partive politike.
“Nëse vërtetë KSHZ do të administrojë me Listën zgjedhore, shpresoj që asaj t’i jepet e drejta që vetë ti definojë kufijtë dhe balancimin e votuesve, me kushtin që të mbetemi me gjashtë njësi zgjedhore.
Kjo kompetencë do të ishte mirë të ishte në kompetencat e KSHZ-së me qëllim që të shmangen kalkulimet dhe interesat e partive politike, sepse me Kodin aktual për këtë vendosin katër partitë më të mëdha parlamentare në grupet e punës te Ministria e Drejtësisë. Këtë KSHZ duhet të bëjë pas ekspertizave të thella me profesionistë të lemisë dhe kontrollit në terren të gjendjes së votuesve”, vëren Jakupi.
Në kohën kur po flitet për pastrimin e listës zgjedhore apo mundësinë e krijimit të listë së re, nënkryetari i KSHZ-së thotë se kjo gjë do të reflektojë automatikisht edhe në trupin votues të gjashtë njësive aktuale. Prandaj, sipas Jakupit, me të drejtë do të ishte që të kemi pastrim të listës aktuale përmes formës së kombinuar përmes kontrollit në terren për të krijuar listë të re bazike.
“Është e pamundur praktikisht që të kemi regjistrim aktiv për të gjithë qytetarët me të drejtë votë brenda dhe jashtë vendit, kur secili që ka nënshtetësi dhe letërnjoftim pavarësisht se ku gjendet, ka të drejtën e vetë ligjore dhe kushtetuese që të votojë. Në këtë prizëm propozoj që të ndodh pastrimi i thellë i listës aktuale e kombinuar më një kontroll në terren që më pas të kemi një listë të re bazike për të ardhmen, e jo të humbet kohë pa nevojë me regjistrim paraprak”, vlerëson nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...