Që nga fillet e karrierës Dafina Zeqiri ka qenë e përfolura e estradës së muzikës shqiptare.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa publikon imazhe video të ndryshme nga jeta publike, por edhe private,
Ajo kohët e fundit po sjell fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në poza provokuese në bikini duke ekspozuar tatuazhet, por edhe linjat seksi trupore.
Por si rrallëherë Dafina nuk ka ngurruar të tregojë se ka edhe defekte trupore, me të cilat është mësuar dhe po jeton pa komplekse e shumë personalitete tjera i mshefin me gjithë forca.
“Unë kam celulit, zgjerim venash, madje edhe dje gjeta një. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua edhe strijat. E di që “disa” njerëz presin që VIP-at të jenë perfekt dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe Dielli bëjnë magji. Sepse ti je magjike me të metat dhe me gjithçka që ke”, ka shkruar fillimisht këngëtarja.
“Modeli i flokëve? Më pëlqen. Kjo është ajo që ka rëndësi! Të pasmet e vogla? Po, i dua! Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë. Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa. Bëj çfarë të duash, kush është perfekt? Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”, shkroi Dafina.

“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve