Nga një përplasje e tmerrshme e cila ndodhi të mërkurën në Bodenkirchen, të Gjermanisë mbetën të vdekur dy persona.
Sipas policisë lokale, të dy meshkujt njëri 27 dhe tjetri 36 vjecar u ndeshën në mes vete të mërkurën e vonë në trafik.
Autoritetet dhe dëshmitarët gjerman thanë se shkak mund të ketë qenë niveli i lartë i shpejtësisë, që shkaktoi edhe përplasjen e dy ngasësve kokë më kokë, shkruan Bild, transmeton Klan Kosova.
Bild, bën të ditur se ngasësi i motoçikletës, kishte vërejtur veturën tepër vonë që po parakalonte në autostradë, ndërkaq që të dy viktimat janë nga rrethi i Mühldorf, përderisa bëhet e ditur që aksidenti nuk ka shkaktuar edhe shumë pengesa në trafik.
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...