Kosovare Asllani është e gatshme ta nisë aventurën e re me klubin e saj të ri, CD TACON-Real Madrid dhe thotë se ka nisur të mësohet me fanellën e re.
Futbollistja e Suedisë, me prejardhje nga Kosova, iu bashkua këtë muaj edhe zyrtarisht klubit më të ri të grave në Spanjë, Real Madridit, duke u bërë blerja e parë në histori të të bardhave.
Asllani, e cila u transferua nga klubi suedez Linkoping, do t’i nisë përgatitjet parasezonale me CD TACON-Real Madrid këtë të hëne, në qendrën stërvitore të klubit Valdebebas.
Sulmuesja e rrezikshme shkroi në llogarinë e vet zyrtare në Twitter se po mësohet me fanellën e re një ditë pa i nisur përgatitjet.
“Po mësohem me këtë fanellë e bardhë. Në shtëpinë time”, shkroi ajo në përshkrimin e një fotografive ku shihet në të bardha duke stërvitor me topin.
Asllani do të luajë kundër klubeve si Atletico Madrid, Barcelona, Real Sociedadi, Athletic Club, Espanyol, Valencia, Sevilla, Real Betis dhe Levante në nivelin e parë të futbollit të vajzave në Spanjë.
29-vjeçarja shkëlqeu në Kupën e Botës këtë verë, duke i ndihmuar Suedisë ta fitojë vendin e tretë.
https://www.instagram.com/p/B0cn0S8IvsW/?utm_source=ig_embed
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi