Edhe pse nuk arriti të shënojë megjithëse ishte shumë pranë golit duke e goditur shtyllën, Milot Rashica bëri një paraqitje të kënaqshme në fitoren e Werder Bremenit 4:0 kundër Eibarit të dielën në Bremen.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica e nisi si titullar këtë ndeshje miqësore të zhvilluar në qendrën stërvitore në Bremen ndaj ekipit nga La Liga dhe qe i pafat duke dështuar të shënojë për pak, pasi e goditi shtyllën, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, pas një pjese të parë pa gola, blerja e re Niclas Fullkrug me dy gola, Davy Klassen dhe Yuya Osako me nga një gol ia dhuruan fitoren në pjesën e dytë klubit të Bundesligës, e cila ishte e treta në fushatën përgatitore parasezonale.
Rashica luajti një orë lojë duke ia liruar vendin sulmuesit veteran Claudio Pizarro në minutën e 62-të.
Bremen do t’i vazhdojë përgatitjet parasezonale deri më 2 gusht dhe një ditë më vonë do ta zhvillojë një ndeshje tjetër miqësore kundër Evertonit të Premierligës.
Ndeshjen e parë garuese në sezonin e ri, Bremeni do ta luajë më 10 gusht në Kupën e Gjermanisë kundër Delmenhorst.
Werderi e nis edicionin e ri 2019/20 në Bundesligë më 17 gusht kundër Fortuna Dusseldorf.
https://www.youtube.com/watch?v=WUwnKyxPelI
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...