Klopp: Ne s’jetojmë në tokën e fantazive si Manchester City

13:25 | 28 Korrik 2019
A Z

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli nuk jeton në “tokën e fantazive” sikur Manchester City, në të cilën kampioni anglez mund të shpenzojë shumë para çdo verë, duke këmbëngulur se nuk është aspak xheloz për muskujt financiar të skuadrës së Pep Guardiolës.

Kampioni i Evropës për pak sa nuk e fitoi Premierligën për 29 vjet sezonin e kaluar – pasi City e fitoi atë duke e zënë vendin e parë me një pikë më shumë – edhe pse i shpenzoi 113.35 milionë funte për blerjen e Naby Keita, Alisson Becker dhe Xherdan Shaqirit, transmeton Gazeta Express.

Këtë sezon, Klopp e ka hedhur poshtë mundësinë për të bërë transferime të shtrenjta dhe ka zgjedhur të investojë në të rinj, duke e sjell anësorin e ri nga Fulham, 16-vjeçarin Harvey Elliott, si dhe qendërmbrojtës 17-vjeçar Sepp van den Berg nga PEC Zwolle.

City, ndërkohë, e ka thyer rekordin e vet të transferimeve për vitin e dytë radhazi, pasi bleu mesfushorin spanjoll Rodri për 62.5 milionë euro nga Atletico Madrid.

“Nuk mund të them asgjë për atë që po e bëjnë klubet e tjera. Nuk e di sesi e bëjnë ato”, tha Klopp.

“Duhet të paguajmë fatura. Më vjen keq. Të gjithë duhet të paguajnë fatura. Ne investuam para në këtë ekip. Tani duhet se nuk do të investojmë. Ama ne nuk jetojmë në tokën e fantazive, në të cilën merr çfarëdo që dëshiron”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale