Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për sulme raciste në llogarinë e tij në Twitter ndaj një ligjvënësi amerikan me prejardhje afrikane.
Presidenti amerikan e kishte sulmuar politikanin demokrat, Elijah Cummings, dhe shtetin që ai e përfaqëson, Maryland-in. Ai kishte thënë se vendi i këtij ligjvënësi, ku shumica e banorëve janë zezakë, është një tollovi e pushtuar nga brejtësit. Për më tepër, ai kishte thënë se Cummings ka qenë ngacmues.
Si kryetar i Komisionit Mbikëqyrës në Dhomën e Përfaqësuesve, Cummings ka qenë nismëtar për disa hetime për politikat e administratës së Trumpit, përfshirë qasjen ndaj imigrantëve në qendrat e ndalimit.
Ndaj sulmit të presidentit amerikan reagoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila tha se komentet e presidentit Trump janë sulme raciste. “Ne të gjithë jemi kundër sulmeve raciste kundër Cummings-it dhe e përkrahim qëndrimin stoik të ligjvënësit”, shkroi ajo në Twitter.
Sidoqoftë, politikanët republikanë kanë qëndruar të heshtur ndaj komenteve të presidentit dhe ende askush nga grupi i tyre nuk e ka dënuar deklaratën e tij, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...