Forcat izraelite gjatë aksioneve të kryera brenda natës në Bregun Perëndimor kanë arrestuar shtatë palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në “aktivitete terroriste”, duke mos saktësuar se për çfarë aktivitete bëhet fjalë.
Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, ku me akuza të ndryshme arrestojnë palestinezë.
Të dhënat zyrtare të palës palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.700 palestinezë, në mesin e të cilëve ka të mitur, gra dhe persona në paraburgim administrativ.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos