Para pak muajve mbi 200 mijë fansa të serialit, Game of Thrones, e kanë nënshkruar peticionin për ribërjen e sezonit final.
Kështu, televizioni kabllor amerikan, HBO, më në fund i është përgjigjur fansave të këtij seriali, të cilëve nuk iu ka pëlqyer fundi.

“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga drejtorët e HBO për revistën The Variety.

Ndërkaq, seria e famshme televizive theu rekord në “Emmy Awards 2019” me 32 nominime për sezonin e tetë dhe të fundit.
Përndryshe, ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti. /Telegrafi/
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...