Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar për veprat’ Mbajtje në pronësi, kontrolle, shfrytëzim të pa autorizuar të armës’ dhe ‘ Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.
Policia e Kosovës njofton se më të pranuar informatën se në një ceremoni dasme kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin A.K shtetas turk
“Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk cal. 9.9 mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”, bën të ditur policia.
Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon që tu shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve./arbresh.info
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit