Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme prej orës 16:00 Asamblenë Kombëtare. Në fokus janë zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato brenda në parti që pritet që të zhvillohen.
Asambleja nis me fjalën e kryetarit të PS-së Edi Rama. Më pas do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së.
Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje. Kryeministri Rama pritet që të ketë edhe një mesazh për dialogun me opozitën.
Rendi i ditës
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...
Hoti: Besoj në lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së në...
Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, flasin për thelli...
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...