Arsenali raportohet të ketë arritur një marrëveshje për nënshkrimin me mbrojtësin William Saliba.
Gjiganti londinez thuhet se ka rënë dakord me skuadrën franceze Se Etienne rreth marrëveshjes për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar William Saliba, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton RMC Sport, marrëveshja është kryer falë dëshirës së lojtarit për t’iu bashkuar “Topçinjve” dhe se zyrtarët në stadiumin Geoffroy Guichard janë “detyruar” të pranojnë një marrëveshje më të vogël seç kishin dashur.
Qendërmbrojtësi do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery duke u bërë përforcimi i dytë i tyre për këtë verë.
Ai do të krye testet mjekësore të martën e javës tjetër.
Por, Saliba do të kthehet në Francë në formë huazimi edhe për një sezon në mënyrë për të vazhduar zhvillimin./arbresh.info/
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur