Në orët e para të mëngjesit, saktësisht për një periudhë rreth 50 minuta rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ishin tërësisht jashtë funksioni. Edhe pse zyrtarisht ende nuk janë dhënë detaje nga Facebook apo Instagram për arsyet që çuan këto dy shërbime jashtë funksioni, i menjëhershëm ishte reagimi i grupit të hakerëve ‘Lizard Squad’ që dje sulmoi ueb faqen e kompanisë ajrore ‘Malaysian Airlines’, duke thënë se pikërisht ky grup është shkaktar i vënies jashtë funksioni të këtyre rrjeteve sociale, transmeton itshqip. Dhe nëse vërtet është kështu atëherë Facebook dhe Instagram janë përballur me një sulm ‘DDOS’ tepër të madh./.itshqip
Dyshime për blerje votash në Kavajë, sekuestrohet telefoni i...
Liria dhe Vushtrria përballen për barazhin e Superligës
Berset tregon kriteret që duhet të përmbush Kosova për anëta...
Gjesti flet për ish-banorët me të cilët ka ruajtur kontakte:...
Haxhiu: Kemi shtuar 100 noterë të rinj, po punojmë për digji...
Prishtina e Re shpallet kampione në Ligën e Parë, grupi B, i...