Për ata që janë obezë, humbja e peshës së tepërt mund të ketë përfitime të ndryshme. Një nga to është edhe se do të kenë më pak kokëdhimbje.
Këtë e thonë hulumtuesit nga Italia dhe ShBA’ja. Këto gjetje të tyre janë prezantuar në Konferencën e mjekëve në Nju Orleans të ShBA’së.
“Nëse keni kokëdhimbje të shpeshta apo vuani nga migrena dhe jeni obezë, humbja në peshë do ulë mundësinë që të keni dhimbje të shpeshta. Kështu edhe do të përmirësohet kualiteti i jetës”, thotë Claudio Pagano profesor i mjekësisë interne në Universitetin e Padovës.
“Humbja e peshës tek të rriturit dhe fëmijët që janë obezë përmirëson të gjithë neurologjinë e trurit duke ulur mundësinë që të keni dhimbje të shpeshta të kokës”
Në këtë hulumtim të tyre kanë marrë pjesë 473 pacientë dhe janë ndarë në dhjetë studime të ndara. Është parë që ata që kanë qenë obezë dhe kanë arritur të humbin peshë kanë pasur më pak kokëdhimbje dhe hulumtuesit kanë rënë në përfundim se ekziston një lidhje direkte mes këtyre dy gjendjeve.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...