Eurodeputetët zgjodhën sonte gjermanen Ursula von der Leyen si kryetaren e ardhshme të Komisionit Evropian, duke u bërë kështu gruaja e parë që merr këtë post.
Ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë është konfirmuar si pasuesja e Jean-Claude Juncker me vetëm 9 vota më shumë se minimumi pasi një procesi të shumë kritikuar dhe pas disa javëve paqartësie.
Nga 733 vota sa ishin gjthsej, Leyen i duheshin 374 që të zgjedhej dhe ajo morri 383. Juncker para pesë vjetëve kishte marrë 420.
“Besimi që keni dhënë për mua është besim për tërë Europën”, tha ajo pasi që u zgjedh.
“Detyra që më pret është e madhe. Puna ime fillon menjëherë. Të punojmë së bashku konstruktivisht”
Ishin socialistët ata që i siguruan fitoren von der Leyen duke vendosur të e mbështesin atë në momentet e fundit para votimit.
Më herët kishim raportuar se edhe eurodeputetja e vetme shqiptare e ka mbështetur nominim e von der Leyen.
Komisioni Europian quhet ndryshe edhe ekzektuvi i Bashkimit Europian. Ai ka fuqinë që të nxjerrë ligje të reja dhe ligjet e propozuara nga Komisioni rrallë nuk kalojnë në Parlamentin Europian apo në Këshillin e Ministrave./Gazeta Express/
/Përparim Leka/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar