Llapi ka vazhduar të zyrtarizojë përforcime për sezonin e ardhshëm të Superligës, 2019/20. I fundit që i është bashkuar klubit nga Podujeva është mbrojtësi i majtë, Senad Husic.
Mbrojtësi Senad Husic është futbollisti më i ri i Llapit. Ai, i transferuar nga klubi suedez IFK Amal, ka arritur marrëveshje njëvjeçare me klubin kosovar, shkruan Gazeta Express.

29-vjeçari ka lindur në Kalesija të Bosnjës. Karrierën e vet si futbollist e kishte nisur me Bosna Kalesija, pastaj vazhdoi në Zvijezda G e më pas u transferua në Divisionin e Hungarisë tek skuadra e Diósgyőr.
Në Premierligën boshnjake, ai i ka regjistruar 91 paraqitje, në Ligën e Hungarisë numëron 40 paraqitje, kurse ka edhe 5 ndeshje të luajtura në kualifikimet për në Ligën e Evropës.
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10157316878132243
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar