Zyrtarët e kompanisë automobilistike Porsche i janë përgjigjur akuzës së Meadow Rain Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker.
Rain kishte njoftuar se kishte vendosur ta padiste kompaninë, veturën e së cilës babai i saj po voziste kur pësoi aksidentin fatal.
“E kemi thënë edhe më parë, na vjen shumë keq kur dikush lëndohet brenda një veture Porsche, por ne besojmë se raportimi i autoriteteve në këtë çështje ka qenë i qartë se aksidenti tragjik ka ndodhur për shkak të ngasjes së pakujdesshme dhe shpejtësisë së tepruar”, thuhet në njoftimin e kompanisë drejtuar “Entertainment Weekly”.
Njoftimi vjen si përgjigje e akuzës së avokatit të vajzës së Paul Walkerit, që kishte thënë se “vetura kishte mungesë të veçorive të sigurisë, që ndikuan në shkaktimin e aksidentit”.
Policia kishte konstatuar pas aksidentit të ndodhur në nëntor të 2013-ës se vetura ishte duke ecur në 150 kilometra në orë në zonën ku lejohej vetëm 70km/orë.
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029
Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temper...
Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po k...
Osmani dhe kryetari i Malishevës inspektojnë digën e Mirushë...