Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë Saimir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilluan sot një takim me strukturat e policisë vendore në Elbasan. Drejtori Çako u shpreh se ka nisur një tur takimesh për të analizuar faktorët që ndikojnë në rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë, si edhe rritjen e eficensës në luftën kundër krimit të organizuar.
Drejtori i Policisë së Shtetit kërkoi më shumë angazhim në drejtim të rritjes së aftësive profesionale dhe marrëdhënieve me komunitetin. Ministri Tahiri veçoi partneritetin me qytetarët, si elementin kyç për që policia të ketë rezultate të qëndrueshme në punën e saj. Ndërkohë gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku ministri Tahiri ka folur para mediave edhe për masat që ka marrë Policia e Shtetit për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri – Serbi që do të luhet me 8 tetor në qytetin e Elbasanit.
Ai tha se është ngritur një grup pune për të parë dhe për të marrë të gjitha masat e sigurisë në lidhje me ndeshjen, ndërsa i ftoi shqiptarët që atë ditë të bëjnë tifozllik për kombëtaren por të tregojnë edhe mikpritjen.
“Kryeministri ka ngritur një grup pune për të parë dhe për të marrë të gjitha masat e siguris? ? në lidhje me ndeshjen. Policia e Shtetit edhe në ndeshjen e kaluar bëri një provë të përgjithshme së bashku me Federatën për të garantuar të gjitha kushtet që të mos ketë asnjë problem lidhur me ndeshjen. Unë besoj që qasja e Policisë dhe gjithë institucioneve, në bashkëpunim me Federatën është qasja e duhur, për të garantuar që dita e ndeshjes të jetë ditë feste për qytetarët e jo ditë për t’u cenuar nga çdo akt që do ishte i pahijshëm, për ne, për traditën, për vendin dhe mbi të gjitha për qytetarët. Dhe në këtë kuadër unë do të doja t’i bashkohesha asaj që ka bërë Kryeministri, për atë që ka bërë Federata, për të gjithë qytetarët që të tregojmë vlerat e shoqërisë tonë në atë ditë, duke mbështetur kombëtaren, por duke treguar edhe maksimumin e mikpritjes dhe qytetarisë që na karakterizon,” tha Tahiri.
Ministri Tahiri ka folur nga Elbasani edhe për një takim që ka p atur sot me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi mes tyre është bërë larg vëmendjes së medias në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe ka zgjatur vetëm 20 minuta. Pas takimit me Metën në Tiranë, ministri Tahiri ka udhëtuar drejt Elbasanit për një takim me strukturat e policisë së qarkut. Në një prononcim për mediat, Tahiri i pyetur për bisedën me Metën në Tiranë u shpreh se “Detyra e kërkon që të takohem dhe me kreun e parlamentit të Shqipërisë”.
Pyetjes mbi aludimet se ka një krisje mes Ramës dhe Metës, Tahiri theksoi se, “koalicioni dhe qeveria janë mjaft solide dhe funksionalë”. Sa i përket akuzave të opozitës, Tahiri tha se “opozita ka vite përpara për t’u bërë e shëndoshë”.
“Unë nuk e di përse përbën lajm, me Kryetarin e Kuvendit për shkak të detyrës dhe jo vetëm, takohem shumë shpesh. Detyra e kërkon që të takohemi shpesh. Prioritetet e qeverisë dhe të maxhorancës janë çështje th emelore për ne në raport me publikun dhe qytetarët dhe në këtë kuadër mbetet gjithmonë nevoja dhe është gjithmonë nevoja për t’u takuar dhe për të koordinuar veprimet tona. Koalicioni dhe maxhoranca janë mjaft solide, kanë prioritete tepër të qarta, ndër të cilat më lejoni të theksoj reformën në drejtësi që është element kyç jo vetëm për rrugën e Shqipërisë në kuadër të integrimit Evropian por mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë dhe shoqërinë më të drejtë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për të luftuar pandëshkueshmërinë qoftë kjo brenda gjyqësorit, qoftë nga qytetarët. Reforma në drejtësi është prioritet maksimal i qeverisë dhe i mazhorancës. Të gjitha fabulat që zakonisht ngrihen në këto raste, janë të pavërteta,” tha Tahiri, ndërsa shtoi se koalicioni është shumë funksional dhe i gjithi i fokusuar në prioritetet maksimale që ka Shqipëria në raport me rrugën e integrimit europian, qytetarët shqi ptarë mbi të gjitha dhe bashkëpunimin me partnerët.
Ai mohoi një koalicion me PD-në, dhe tha se e sigurt është që vendit i duhet një opozitë e shëndoshë dhe se edhe Lulzim Basha është përgatitur dhe është në gjendje që në harkun kohor të viteve që ka përpara të kthehet në opozitë të shëndoshë.
KQZ vazhdon numërimin e votave me postë që kanë arritur në K...
Udoyen Akpan largohet nga Drenica
Lladrovci: Situata po shkon drejt përmirësimit në Drenas – k...
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029