Helmohen nxënës dhe profesorë në një shkollë në Shkup

23:17 | 30 Shtator 2015
M. A.

Trembëdhjetë nxënës dhe një arsimtar të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup kanë përfunduar sot pasdite në Klinikën e Toksikologjisë dhe në spitalin e qytetit të me simptome të kollitjes dhe gulfatjes, njoftuan mediat në Maqedoni.

Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe disa nga profesorët në Klinikën e Toksikologjisë.

Zëdhënësja e MPB-së për Qytetin e Shkupit, Liza Bendevska e konfirmoi incidentin në shkollën e mesme ekonomike në lagjen Butel të Shkupit.

“Po, në polici është denoncuar rasti se aty nga ora 18.30 në shkollën e mesme ekonomike “Arsenij Jovkov” në Butel, dhjetëra nxënës janë ankuar se kanë vështirësi shëndetësore dhe djegie në fyt. Madje edhe në sy. Menjëherë në terren kanë dal ekipet e policisë dhe janë duke i ndërruar të gjitha masat për ndriçimin e rastit”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së për Qytetin e Shkupit.

Sipas informatave të para të MPB-së, bëh et fjalë për frymim të një spraji që është përdorur nga dy persona të panjohur, të cilët pas incidentit janë larguar në drejtim të panjohur.

Një mjek i spitalit të qytetit ku janë pranuar fëmijët për trajtim, tha se fëmijët që kanë kërkuar ndihmë nuk janë të një nacionaliteti, respektivisht se ndër ta ka shqiptarë, maqedonas dhe një boshnjak.

Raportohet se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit , Koce Trajanovski ka vizituar nxënësit e shkollës Arseni Jovkov në Klinikat e Shkupit, për t’u njohur më për së afërmi me gjendjen e tyre shëndetësore.

Mësohet se të gjithë nxënësit janë duke marrë terapinë e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetë dhe se së shpejti do të lëshohen në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale