Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, ka vizituar nxënësit e shkollës Arseni Jovkov në Klinikat e Shkupit së bashku me kryetarin e Komunës së Shkupit , Koce Trajanovski. Zhurnal mëson se nxënësit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në mesin e tyre janë 8 nxënës maqedonas dhe 3 shqiptarë.
Helmimi i nxënësve në shkollën e mesme ekonomike, Arsenij Jovkov në lagjen Butel të Shkupit ndodhi sot pasdite. Për shkak të gjendjes alarmante, menjëherë janë thirrur ekipet e ndihmëse se shpejtë, të cilët kanë transportuar nxënësit dhe profesorët në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.
Shpërthim në një minierë në Kolumbi, 9 minatorë të vdekur
Arteta: Kemi bërë histori sërish së bashku, nuk mund të jem ...
Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të kontrabanduar...
Simeone për Arsenalin: E meritojnë suksesin, sepse kanë vite...
Vetura përplaset me motoçikletë në Pejë, një person i lëndua...
“Të jesh apo të mos jesh në finale” – Sonte dueli i dytë i t...