Jose Mourinho duket se do të kalojë një tjetër vit si i papunë, pasi deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë joshëse, për t’u rikthyer në “futbollin që vlen”, ndërsa milionat kineze i ka shtyrë për në një tjetër moment.
Tekniku portugez, i cili ka një karrierë mjaft të pasur si për skuadrat që ka drejtuar, ashtu edhe për trofetë e shumtë që ka fituar, ka dhënë një intervistë për “Gazetta Dello Sport” në Itali, ku ka folur për Serinë A dhe planet për të ardhmen.
“Mendoj se Interi duhet të fitojë këtë sezon. Jam i sigurt që ka ardhur koha që zikaltrit të festojnë në fund”, tha Mourinho, duke shtuar presionin ndaj trajnerit të ri të zikaltërve, Antonio Conte.
I pyetur se me çfarë po merret aktualisht, Jose Mourinho ka zbuluar një detaj mjaft interesant, që mund të hedhë dritë mbi të ardhmen e afërt të tij.
“Aktualisht po mësoj gjermanishten. Flas portugalisht, anglisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht, ndaj gjermanishten e kisha mangët dhe po e mësoj. Nuk do të thotë që do të shkoj të punoj atje, ndonëse Bundesligën nuk e përjashtoj si opsion”, tha Mourinho.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...