Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Sabien Lilaj do të vijojë aventurën e tij në kampionatin izraelit, ku ka vendosur të nënshkruajë me skuadrën e sapongjitur në ligën kryesore të vendit, FC Sektzia Ness Tziona.
Pasi mbylli aventurën një vjeçare në Azerbajxhan me skuadrën e Gabala, Lilaj gjeti akordin me klubin e ri dhe ka mbërritur në qytetin jugor të Izraelit, ku edhe pritet të prezantohet gjatë ditës së sotme.
Klubi i Sektzia Ness Tziona postoi një foto të Sabien Lilajt, në momentin që ky i fundit zbriti në aeroport, mëngjesin e të enjtes, ndërsa gjatë këtyre ditëve, ka sistemuar edhe detajet e kontratës me skuadrën e re.
Sabien Lilaj, tashmë në moshën 30-vjeçare, shkon si një futbollist me mjaft eksperiencë në klubin izraelit, pasi numëron disa ndeshje me Kombëtaren Shqiptare dhe shumë trofe të fituar me klubet ku ka luajtur./SS/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar