Ish-ministri i Energjisë Dritan Prifti ka reaguar pas publikimit të disa fotove të tij intime që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në disa media online.
Prifti thotë se e ka ditur ekzistencën e një video pasi është shantazhuar prej 5 vitesh, por kjo sipas tij nuk e ka penguar të denoncojë skandalin me CEZ. Prifti thotë në reagimin e tij se me nisjen e hetimeve për këtë aferë do të dorëzojë gjithçka posedon për të zbardhur të vërtetën.
“Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend. Rradhen e kam perseri une.”, shkruan Prifti.
“E kam ditur dhe denoncuar gjithmone qe Ilir Meta ndjek dhe pergjon jeten time private ne cdo kohe. E kam ditur dhe faktin e ekzistences se nje videoje intime, foto te se ciles kane dale sot ne disa media. Me kane bere rreth 5 vjet shantazh per publikimin e saj. Por sic e keni pare, une nuk jam terhequr nga denoncimet e mia publike per korrupsionin e Ilir Metes apo cdo qeveritari tjeter. Pas 5 vjetesh, sot vendosen ti bejne publike keto foto, ne diten e tyre me te keqe perpara shqiptareve e nderkombetareve. Sot kur opinioni publik eshte i bindur ne shumice dermuese se Ilir Meta eshte i korruptuar dhe i kriminalizuar deri ne qelizen e tij te fundit. Cdokush e kupton se jeta ime private sulmohet per te larguar vemendjen e Shqiperise dhe Botes nga aferat me miliona euro. Metoda te uleta te sigurimit te shtetit enverian tentojne t’me bejne mua te terhiqem nga akuzat.
“Nuk do terhiqem nga asnje akuze. Sapo te hapen hetimet do deshmoj te gjitha ato qe une di ne lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro te pervetesuara ne menyre te jashteligjshme nga njerezit e Metes. Do dorezoj cdo gje qe posedoj per te zbardhur kete te vertete. Prej 5 vjetesh familja ime eshte e njohur me kete ceshtje. Gruas time nenpunesit e Metes ja kane sjell ne shtepi keto per ti pare, qe para 5 vjetesh. Sot jemi te bashkuar dhe me te forte se kurre. Sigurisht me vjen keq, qe per shkak te figures time publike dhe denoncimeve te mia te guximshme kunder korrupsionit, duhet te lendohet familja e cila eshte gjeja ime me e shtrenjte.”
Do kishte pasur me shume interes per pergjuesit e mi, qe te ndiqnin dhe pergjonin grate e tyre, sepse ashtu do ti kishte vlejtur me shume koha dhe parate e harxhuara per pergjimin tim. Keto pislliqe jane maksimumi qe ata mund te servirin kunder meje. Kijeni parasysh qe une jam gjithmone nje hap perpara, dhe asgje ne te shkuaren dhe sot nuk e bej pa mend. Rradhen e kam perseri une. Neser eshte dite e re dhe prova te reja, duke filluar me parate e marra nga DIA nga soji Gon Çeles, deputetit te LSI, meqe sot ai i quajti shpifje keto akuza”, thotë Prifti.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...