Aeroplani i Manchester Cityt kishte planifikuar që në mbrëmjen e kësaj të shtune të fluturonte për në Kinë, mirëpo është kthyer sërish në aeroportin e Mançesterit.
Pep Guardiola dhe skuadra e tij do të fluturonin për në Shangai sot (13 korrik) për t’i zhvilluar ndeshjet parasezonale, mirëpo do të shkojnë atje me vonesë.
Sipas Daily Mirror, një numër i stafit të Etihad ishin të bllokuar në aeroport, për ta ndaluar kështu edhe fluturimin e tyre për në Kinë.
Anëtarët e stafit ishin parë të hutuar në aeroport, derisa besohet se aty kishte probleme me viza për disa lojtarë dhe disa anëtarë të klubit.
Kampionët e Ligës Premier do të përballen me West Ham Unitedin në Kupën e Azisë të mërkurën e javës së ardhshme, por siç duket Citizens do të shkojnë me një ditë vonesë në Kinë. /telegrafi

Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...
Von der Leyen: Evropa do t’i përgjigjet incidenteve të përsë...
Tri vajza të zhdukura brenda 24 orëve të Kosovë