Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kaljari ndërkohë ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin e Nikolo Barelës tek Interi.
Janë sistemuar edhe detajet e fundit për një shifër, të diskutuar gjatë ditëve të kaluara, prej 45 milionë eurosh.
U caktua edhe formula që për t’u lejuar zikaltërve të ndajnë pagesën për mesfushorin 22-vjeçar, i cili nuk është grumbulluar nga kuqeblutë për fazën përgatitore teksa do t’i bashkohet Antonio Kontes në huazim për 12 milionë me detyrim blerjeje për 25, plus 8 si bonuse.
Ndërkohë, Barela ka zbarkuar ditën e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore përpara firmës në kontratë.
Në momentin e mbërritjes në Milano, mesfushori italian, nuk preferoi të fliste gjatë, teksa e vetmja frazë që ai pëshpëriti ishte: “Jam shumë i lumtur”. Në orët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarizimi.
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale