Është çelur sot në Tiranë edicioni i 6-të i Panairit të Punësimit dhe Studimit. Mbi 40 kompani pjesëmarrëse me afro 2 mijë vende pune dhe të drejta studimi marrin pjesë në këtë panair.
Shumica e vendeve të punës ofrohen në tregun bankar, call-center, agjenci punësimi për në Gjermani por edhe universitete dhe shkolla të ndryshme prezantojnë ofertat e tyre të studimit.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka tha se Panairi ‘Work and Study’, është rritur vit pas viti duke u ardhur në ndihmë shumë studentëve dhe punëkërkuesve.
“2014-ta 35 kompani pjesëmarrëse në panair, 5 mijë vizitorë, 1.800 vende pune të ofruara në panair, mbi 5 mijë aplikime për punësim, dhe po kalojmë te viti 2015, edicioni i 6-të i këtij panairi, ku kemi 40 kompani pjesëmarrëse në këtë event 17 prej të cilave universitete dhe agjenci punësimi. Unë do doja t’u bëja një thirrje gjithë studentëve dhe punëkërku esve po ashtu edhe gjithë kompanive dhe universiteteve shqiptare se Shqipëria i ka mundësitë dhe potencialet reale për të mundësuar një ekonomi dhe për të mundësuar një proces në zhvillim të saj në mënyrë që të rrisë integritetin, të rrisë standardet dhe qëndrueshmërinë e cilësisë së jetës”, tha Jaka.
Edhe ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi thotë se ky panair është një mundësi e mirë për punësim. Klosi bëri të ditur se shumë shpejt në Parlament do të paraqiten disa projektligje që kanë të bëjnë me arsimin profesional dhe tregun e punës.
“Do doja të thoja që do paraqesim shumë shpejt në Parlament një paketë të plotë të legjislacioni, për të rregulluar raportin ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës. Pra do të paraqesim ligjin për arsimin profesional për të pasur mundësi që të rregullojmë me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional, mënyrës se si funksionon dhe si lidhet me tregun e punës, ligjin e zejeve, i cili do të jetë një ligj kryekëput për ata zanatçinj që jetojnë me punë të denjë, dhe ligji i tretë po aq shumë i rëndësishëm ligji i nxitjes së punësimit. Të tre këto ligje, kjo paketë është e mangët nëse nuk do të ketë kontributin e tre faktorëve në këtë përpjekje; institucionet qeveritare; institucionet e arsimit profesional, dhe tregut të punës apo komunitetit të biznesit”, tha ministri Klosi.
Vetë punëkërkuesit dhe studentët thonë se nuk kanë shumë besim te panairet edhe pse nuk ngurrojnë të vijnë dhe të aplikojnë. Një pjesë e tyre kanë marrë pjesë në panaire të mëparshme por nuk kanë gjetur punë, megjithatë shpresa gjithmonë mbetet.
“Kërkoj punë që ti përshtat moshës sime, çfarë të jetë, më herët kam punuar si kuzhinier, u regjistrova këtu të shohim. Kam qenë dhe në panaire të tjera, por kam shumë pak besim se mund të gjendet punë në panaire,” thotë një punëkërkues nga Tirana rreth të 50-tave, ndërsa një tjetër i ri i diplomuar si jurist përgjigjet: “Jam i interesuar për punë si jurist, kam mbaruar shkollën për avokat, nuk kam punuar asgjëkund që kur kam mbaruar shkollën dhe nuk më është ofruar asnjë punë, të shpresojmë te panairi,” thotë ai.
Panairi “Work and Study” do të qëndrojë i hapur për tri ditë me radhë deri në datën 2 tetor. Ai është çelur këtë vit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...