Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.
Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte.
Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.
Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...