Ja çfarë i shkruajnë qytetarët Thaçit në lidhje me Zaevin, dikush e do President edhe për një mandat

13:28 | 11 Korrik 2019
M. A.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se mashtruesit e rastit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev kanë tentuar të depërtojnë edhe në zyrën e tij përmes lidhjeve telefonike, por, sipas tij kabineti i tij ka qenë i kujdesshëm dhe ka ndaluar këtë mashtrim.

E disa komentues në rrjetin social ‘Facebook’ e kanë quajtur presidentin e vendit mashtrues duke thënë se mashtruesit nuk munden me mashtru mashtruesin.

“Mashtruesin kurr nuk mundesh me mashtru”, ka komentuar një ndjekës në faqen zyrtare të presidentit.

Në videon Live që ka publikuar Hashim Thaçi në faqen e tij në Facebook  ka komente edhe pozitive për presidentin duke i thënë se edhe një mandat do të jetë në krye të shtetit të Kosovës.

E një komentues tjetër ka shkruar se fjalët e Zaev në bisedë nuk janë hajgare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale