Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur një femër në Prizren ka informuar policinë pasi që ndaj saj u ushtrua dhunë nga ana e bashkëshortit dhe vjehrrës së tij, transmeton arbresh.info.
Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima së bashku me tri vajzat e sajë është dërguar në strehimore.
“Viktima femër k-shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj mashkull k-shqiptar dhe vjehrra e saj femër k-shqiptare që një kohë e kishin keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikishtë. Bashkëshorti i saj është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrra e saj është liruar në procedurë të rregullt. Viktima së bashku me tri vajzat e sajë është dërguar në strehimore. “, thuhet në raportin policor. /arbresh.info./
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje
Protestë para Ministrisë së Mjedisit për vendimin që prek nd...
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, sot mbahen homazhe për vi...
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...