Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete
private që janë me tabela të huaja*
Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja.
Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data *15 korrik 2019* deri me datë, *15
gusht 2019.*
Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja
me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit.
Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.
Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve
nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Pika e fundit, pika 6 e thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...