Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderime për të gjithë protestuesit e mbrëmshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkroi se do ta largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.
“Mirënjohje të thellë dhe falënderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”, shkroi kreu i opozitës.
Ai tha se, “detyra më e madhe dhe prioriteti numër një është t’ju japin shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë”.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...