Vedat Muriqi tashmë është prezantuar te skuadra gjigante turke e Fenerbahçes.
Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin stambollas me pagë vjetore prej dy milionë eurove.
Mediat turke sot kanë raportuar se shtatgjati 25-vjeçar ka qenë shkaktar edhe në sigurimin e provave zyrtare të një lojtari tjetër të Prizrenit.

Bëhet fjalë për Miris Hotin, i cili është 19-vjeçar dhe më parë ka luajtur tek grupmoshat e Kukësit dhe Teutës, ndërsa ka djersitur edhe fanellën e skuadrës së Veleçikut.
Sipas mediave, futbollisti do të provohet edhe te dy skuadrat tjera italiane – Atalanta ve Chievo.
Ndryshe, Muriqi sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat për Rizesporin. /Telegrafi/
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...