Everton dhe Guerrero kanë gjetur rrugën drejt rrjetës sërish në Kupën e Amerikës, çka do të thotë se “Këpuca e Artë” e kësaj gare do të shkojë për të dy.
Everton, talenti 23-vjeçar shënoi në finale të Kupës së Amerikës për të zhbllokuar rezultatin kundër Perusë, sfidë që po e fiton Brazili 2-1 pas 45 minutave lojë.
Ai shënoi golin e parë, për 1-0, në minutën e 15’.
Derisa, në fund të pjesës së parë, Paolo Guerrero shënoi nga pika e bardhë, penallti e vërtetuar edhe me ndihmën e VAR.
Guerrero nuk gaboi përballë njeriut që pranoi gol pas 10 ndeshjeve, Alisson.
Kështu, që të dy shkuan në kuotën e tre golave në Kupën e Amerikës dhe janë afër për ta fituar “Këpucën e Artë”.
Para se ata të shënojnë, 14 futbollistë me nga 2 gola ishin afër ta fitojnë “Këpucën e Artë”.

Rezultati në Maracana është 2-1 në favor të Brazilit pas 45 minutave lojë. /Gazeta Express/
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...
Abdixhiku: LDK-ja shënon rritjen më të madhe që ndonjë parti...
Dardan Molliqaj për rezultatin: Kjo nuk është as afër asaj q...