Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita bëhet gati që ditën e nesërme të organizojë një tjetër protestë kombëtare në orën 20:00 të mbrëmjes.
Policia e shtetit ka nisur përgatitje që këtë të dielë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se në protestën e nesërme do të jenë rreth 1200 forca policia që do të dalin në terren përballë protestuesve.
Policët do të vendosen para kryeministrisë si dhe godinës së parlamentit, aty ku pritet që protestuesit të vendosen.
Në përbërje të organizimit policor do të jenë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH_ si dhe Garda e Republikës.
FNSH do të qëndrojë larg protestuesve dhe është e gatshme për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Gjithashtu organet ligjzbatuese kanë vënë në gadishmëri masat për sistemimin e një dere të blinduar në hyrjen ballore të godinës së kryeministrisë si dhe një sërë barrierash hekuri që janë vendosur që këtë të dielë.
Kujtojmë se nesër shënohet protesta e 10 kombëtare e opozitës, e cila vijon të kërkojë rrëzimin e Ramës dhe hapjen rrugë të një qeverie tranzitore.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...