Monumenti i lashtë i Akropolit në Athinë është mbyllur përkohësisht për vizitorët për shkak të temperaturave të larta të regjistruara në kryeqytetin grek, transmeton Anadolu Agency (AA).
Perla më e njohur arkeologjike në Greqi sot do të mbyllet për vizitorët në periudhën nga ora 13 deri në 17 për shkak të temperaturave prej 36 gradë Celsius, edhe pse ndjenja është se termometri tregon 40 gradë.
Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu mot të nxehtë edhe të premten ndërsa autoritetet njoftojnë se Akropoli do të mbyllet përsëri nëse temperatura tejkalon 36 gradë.
Në vitin 1987, monumenti më i famshëm i Greqisë së lashtë u vendos në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Evropë, si një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore evropiane. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar, Akropoli u vizitua nga 3.15 milionë njerëz.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër