Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se “MPB i demanton gënjeshtrat e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që i dha në intervistë për TV Alfa dhe që dolën në një pjesë të portaleve se zyrtarë policorë e ndjekin për motive politike dhe përgatisin arrestimin e tij.
“Keqpërdorimi i MPB_së ishte karakteristikë e partisë ku kryetar është Mickovski dhe pikërisht për këtë arsye gjatë dy viteve të kaluara në MPB janë zbatuar dhe zbatohen reforma që kanë për qëllim të çrrënjosin veprimet ilegale”. thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB shtojnë se puna e tyre ka të bëjë me zbulimin e krimit në të gjitha fushat, duke i përdorur mundësitë ligjore që janë në dispozicion.
“E njoftojmë opinionin se edhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, me kërkesë të tij, nga viti i kaluar i është dhënë sigurim nga pjesëtarët e MPB-së”, thuhet në fund të njoftimit të MPB.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski në intervistë të tij për TV Alfa tha se pret skenar të ri, përkatësisht arrestimin e tij.
KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve
Fitore e madhe e Ballkanit ndaj Drenices, Ferizaj mposhtet d...
Arrestohet personi që dyshohet se po kultivonte kanabis në M...
Trump do publikojë dosjet sekrete të UFO-ve: Pilotët panë gj...
Kobbie Mainoo zyrtarisht vazhdon kontratën me Man United
Albulena Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në V...