Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje orët e para të mëngjesit të së dielës, në Piacenza të Italisë, teksa po ktheheshin në shtëpi nga një lokal nate.
Raportohet se shoferja që shkaktoi tragjedinë është 30-vjeçarja, Irena Vetere. Nga rezultatet e raporteve hetimore mësohet se italiania kishte pirë alkool pesëfish mbi normën e lejuar.
Gruaja, e cila ndodhet në spital do të arrestohet, nën akuzën e vrasjes së dyfishtë. Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Në të kaluarën 30-vjeçares i ishte hequr patenta për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.
Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s./lapsi.al
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...
Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më ...
Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapi...