Presidenti amerikan Donald Trump edhe njëherë ka treguar mendimin e tij lidhur me emigrantët e paligjshëm që kryesisht hyjnë nga Meksika.
Ai ka thënë se nëse ata nuk janë të kënaqur me kushtet në qendrat e ndalimit, është e thjeshtë, të mos shkojnë fare, shkruan portali arbresh.info.
“Nëse emigrantët e paligjshëm janë të pakënaqur me kushtet në qendrat e ndalimeve të ndërtuara ose të rikonfiguruara shpejt, thuaji atyre që të mos vijnë. Të gjitha problemet zgjidhen!”, thotë Trump.
Presidenti amerikan i cili tërë fushatën e ka bazuar në politikën e ashpër ndaj emigrantëve ilegalë, ende është duke pritur miratimin e buxhetit të kërkuar prej pesë miliardë dollarësh për të ndërtuar një mur me Meksikën. Madje së fundmi ai i ka vendosur tarifa shtesë mallrave nga shteti i Amerikës Jugore ku si kusht i ka vënë ndalimit të emigrimit.
Për këtë arsye Meksika ka vendosur rreth 15 mijë ushtarë në kufi me SHBA-të./Arbresh.info/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...