Së paku 21 persona kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e gripit të derrave (H1N1) në dy javët e fundit, bëri të ditur një zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë javëve të fundit 21 persona, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur nga gripi sezonal H1N1”, tha Phyu Phyu Aye, zyrtare në Ministrinë e Shëndetit dhe Sportit.
Vdekja e parë që lidhet me virusin H1N1, i njohur gjerësisht si gripi i derrave, është raportuar më 19 qershor.
Aye për AA tha se një total prej 99 nga më shumë se 340 pacientë u testuan pozitivisht ndaj virusit në tri rajone, Yangon, Sagaing dhe Ayeyawaddy.
“Yangon është zona më keq e prekur”, tha ajo, duke shtuar se 18 viktima ishin nga qyteti më i madh në Azisë Jugore.
Persona të panjohur prerë pyllin e një qytetari në Zubin Pot...
Ligjvënësit francezë votojnë pro ndalimit të përdorimit të r...
Sulmohen dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore në Han të Elezit, ka...
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit