Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, në të cilin është biseduar për ndryshime ligjore dhe politikat e Qeverisë në arsim.
Ademi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, e njoftoi euroambasadorin për ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional, për krijimin e politikave të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës që udhëhiqet prej tij, si dhe për aktivitetet e ndërmarra në drejtim të përafrimit të sistemit tonë arsimor me sistemin arsimor të shteteve të Bashkimit Evropian.
Euroambasadori Zhbogar nënvizoi se BE- ja i mbështet proceset reformuese të cilat i ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se janë partnerë të vërtetë të vendit në aspiratat euro-atlantike./Telegrafi/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë