Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt të 109-të. Në fillim të mbledhjes Kryeministri Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e intelektualit, Skënder Gashi, babait të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë, ishte vendimi për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr.08/138, të datës 22 mars 2017 si dhe vendimi për ndryshim plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 07/14 të datës 15 nëntor 2017.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për Kryesues të Bordit të Rregullatorit për Energji.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e rregullt ka miratuar vendimin për rregullimin e ndarjeve buxhetore të organizatës buxhetore Zyra e Kryeministrit, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Edhe Raporti i konsoliduar vjetor për funksionimin e sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike për vitin 2018, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar. Ky raport pasqyron një përmbledhje të vlerësimeve të kryera nga subjektet e sektorit publik në fushën e Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Kosovë për vitin 2018, si dhe përmban konkluzionet dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme.
Qeveria e Kosovës e ka aprovuar edhe planin e reagimit për Menaxhimin e Fluksit të Mundshëm të Migrantëve, Refugjatëve dhe Aplikuesve, që ka për qëllim menaxhimin e fluksit të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve, duke definuar veprimet përgatitore dhe të rangimit nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky plan përcakton autoritetet kompetente, organizatat dhe përgjegjësitë e tyre në rast të fluksit të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve, si dhe masat dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe resurset e nevojshme për zbatimin e këtij plani.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës mori vendim për themelimin e Komisionit për vlerësimin dhe propozimin e tarifave të përgjithshme për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me të drejtën e autorit nga operatorët kabllorë.
Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, mbi programin “Decentralizimi dhe Mbështetja komunale (DEMOS), faza II”.
Edhe vendimi preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Auto Prishtina” ish Hoteli Victory, për nevojat e Policisë së Kosovës, Zona Kadastrale Prishtinë, Komuna e Prishtinës./arbresh.info
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...