Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përshkroi Afganistanin si “laborator për terroristët”, duke thënë se nëse SHBA-ja e tërheq ushtrinë e saj nga ky vend, ai do të duhet të lërë atje një “prani të madhe të inteligjencës”.
“Unë e quaj atë Harvard për terroristët”, tha Trump për Afganistanin, teksa iu referua një universiteti prestigjioz.
Trump i bëri komentet në një intervistë për televizionin amerikan Fox News, përcjell rel.
Intervista u realizua para sulmit që ndodhi të hënën në Kabul, ku militantët talibanë vranë së paku gjashtë vetë dhe plagosën mbi 100.
Trump po ashtu tha për Fox News se ai dëshiron t’i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani.
Por, shtoi se është i shqetësuar se pa praninë amerikane atje, Afganistani do të përdorej si bazë për sulmet terroriste në SHBA.
Lufta në Afganistan ka gati 18 vjet që ka nisur. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një proces negociatash me talibanët për t’i dhënë fund konfliktit.
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...
Labi i mërzitur, merr pjesë në varrimin e gjyshit të tij